Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e dyta të çerekfinales të play off-it në Euroligën e basketbollit për meshkuj. Ekipi i Barcelonës ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë kundër Zalgiris Kaunas me rezultatin 89-81 dhe tani udhëheq 2-0 serinë fitoreve ndaj ekipit lituanez. Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Lituani dhe në rast se shënon fitoren e tretë radhazi do të kualifikohet në “final four”.
Olympiacaos në ndeshjen e dytë të çerekfinales së play off-it para tifozëve vendas pësoi nga skuadra turke Fenrebahçe me rezultatin 78-82 dhe tani seria e fitoreve barazohet në 1-1. Fitore në ndeshjen e dytë çerekfinale ka shënuar edhe Monaco në përballjen me Maccabi Tel Aviv duke mundur me rezultat 86-74, duke e barazuar serine e fitoreve në 1-1. Ditë më parë Real Madrid dhe Partizani i Beogradit krijuan një incident të madh ku kishte perleshje me grushta mes lojtarëve dhe ndeshja ishte ndërprerë në rezultatin 80-95. Tani ndeshja e radhës do të zhvillohet në Beograd, por me siguri disa nga lojtarët e të dyja ekipeve do të marrin dënimin e merrituar dhe nuk do të jenë pjesë në ndeshjet e radhës, ku Partizani ka epërsi 2-0 në serinë e fitoreve dhe tani do të luajë para tifozëve vendas
Në “final four” shkojnë ekipet që fitojnë 3 nga 5 ndeshjet çerekfinale.
Rezultatet e ndeshjeve të dyta -Çerekfinale
Olympiacos – Fenerbahce, 78-82 (1-1)
Monaco – Maccabi Tel Aviv, 86-74 (1-1)
Real Madrid – Partizan Beograd, 80-95 (0-2)
Barcelona – Zalgiris Kaunas, 89-81 (2-0)
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/