Bashkëshorti i Giorgia Melonit në qendër të kritikave

Andrea Giambruno ka ngjallur reagime të forta pas komenteve për një rast përdhunimi

Bashkëshorti i Kryeministres Giorgia Meloni ka shkaktuar reagime të forta tek opinioni publik pas deklaratave të bëra për një rast përdhunimi.

Andrea Giambruno, i cili drejton programin “Diario del giorno” në kanalin televiziv Rete 4, po komentonte për rastin e një përdhunimi në grup  të një vajze të re në Palermo por deklaratat e tij zunë titujt e parë te gazetat e shtetit fqinj.

“Nëse shkoni për t’u dëfryer keni të drejtën e botës për t’u dehur por nëse shmang dehjen dhe humbjen e vetëdijes, mbase shmangni edhe probleme të caktuara  si të përfunduarit në gojën e ujkut”, u shpreh ai në programin e tij të hënën në mbrëmje.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe deputetët e pozitës dënuan komentet e tij.

“Unë i them Giambruno se djemtë duhet të edukohen për të treguar respekt, në vend që vajzat të mësohen të jenë të kujdesshme”.

Giambruno, karriera televizive e të cilit ka marrë hov që kur Meloni u bë Kryeministre u shpreh  se komentet e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit për të krijuar një polemikë “surreale“.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share