Bashkëpunimi Kosovë – SHBA/ Qeveria e Kosovës miraton nismën për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë Ejup Maqedonci, është deklaruar pasi që Qeveria ka miratuar në parim një nismë për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.Maqedonci ka thënë se kjo është një marrëveshje tejet e rëndësishme dhe është e dyta në Kosovë pas asaj me Turqinë që është arritur vitin e kaluar.

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në mbledhjen e Qeverisë, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të dyja palët të angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarak

Marrëveshja Kornizë ka të bëjë edhe për blerjen e helikopterëve.

Ministri Maqedonci, ka folur edhe për kufizimet që ka FSK-ja në veri t ëvendit. Ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë rizotim të letrës së ish-kryeministrit Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen, ku jepet zotimi se FSK nuk shkon në veri pa pëlqimin paraprak të NATO-s.

I pyetur nga gazetarët në konferencën për media, ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë rizotim të kësaj letre, por se do ta respektojnë këtë letër “pavarësisht se nuk pajtohen”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share