Barrikadat mbeten në vend, si është situata në veri të Kosovës

Veriu i Kosovës mbetet i bllokuar me barrikada. Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, serbët nuk i kanë larguar bllokadat nga rrugët. Mbeten të mbyllura pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut. Por si paraqitet situata mëngjesin e kësaj të marte atje? Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha solli më shumë detaje në një lidhje direkte me Klan News.

Ndërsa ti nisesh pas pak në veri të Kosovës, si ka qenë situata atje?

Blerta Dalloshi Berisha: Situata duket të ketë qenë më e qetë. Do të thotë, në 24 orët e fundit lirisht, mund të them që ka qenë situata e qetë, kështu së paku raportohet edhe nga kolegët që kanë qenë gjatë natës atje. Ndërsa i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pikërisht në këtë kohë gjendet në Prishtinë. Gjatë paradites së sotme, ai pritet që të takojë të gjithë liderët e partive parlamentare opozitare, ndërsa dje është takuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Ai mbrëmë ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, kështu së paku njofton Lista Serbe nëpërmjet një komunikate për media ku sigurisht është diskutuar për çështjen e veriut të Kosovës dhe çështjen e barrikadave që janë vendosur nga serbët atje.

Blerta, por duke qenë se ka thirrje të larta, le të themi dhe të shpeshta nga ana e ndërkombëtarëve, të paktën ditëve të fundit, a mendohet apo si janë gjasat, pritet të ketë një tërheqje nga pala serbe?

Blerta Dalloshi Berisha: Mbetet të shikohet, sepse i gjithë faktori ndërkombëtar do të thotë se ka vetëm një adresë ku është orientuar dhe akuzat janë vetëm nga Lista Serbe, Serbia dhe grupet kriminale që i kanë vendosur ato barrikada, do të thotë nuk është se po e hedhin fajin në të dyja palët, sepse pala kosovare i ka përmbushur të gjitha kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare duke filluar nga targat, pastaj shtyrjen e zgjedhjeve, kështu që nuk kanë më çfarë të kërkojnë nga pala kosovare. I gjithë orientimi është te Beogradi dhe presioni është te Beogradi. Mbetet të shihet sa mund të përballojë Beogradi këtë çështje, por sërish është në favor Kosova, sepse, meqë i gjithë faktori ndërkombëtar është i unifikuar dhe e ka vetëm një adresë…/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share