Bare kërkohet nga Rayo Vallecano

Mesfushori shqiptar mund të kthehet në La Liga

Keidi Bare mund të luajë sërish në La Liga. Mediat në spanjë shkruajnë se mesfushori shqiptar mund të largohet nga Espanyol që zbriti në Segunda Division drejt Rayo Vallecano.

Bare ka edhe 1 vit kontratë me skuadrën katalanase dhe çmimi prej 1 milion e gjysmë Euro është i përballueshëm për transferimin. Keidi Bare shikohet si zëvendësues i Pathe Ciss.

Sezonin e fundit futbollisti shqiptar pati probleme me lëndimet që e mbajtën larg fushave për disa muaj. Bare deri më tani ka zhvilluar 43 ndeshje në La Liga duke marrë përvojën duhur për të luajtur aty rregullisht.

Për Keidi Baren ka patur interes edhe nga skuadra gjermane, turke dhe italiane. Te Rayo Vallecano Bare do të luante me një tjetër shqiptar, Ivan Balliun.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share