Barcelona tenton Erling Haaland

Dashuria për Erling Haaland nuk shuhet te Barcelona. Skuadra spanjolle ka vendosur sërish në qendër të projektit sulmuesit norvegjez, të cilët tentuan për të nënshkruar me të edhe në vitin 2022 përpara se të kalonte në Premier League.

24-vjeçari vazhdon të jetë një objektiv ëndrrash për presidentin e klubit katalanas, Hoan Laporta. Robert Leëandoëski nuk po kalon një moment të mirë, me Barcelonën që kërkon të nënshkruaj me qendërsulmuesin verën e ardhshme.

Ndeshjet e fundit kanë parë rënie të formës së Lewandowskit, duke çuar në shqetësime nëse ai mund të përballojë ngjeshjen e kalendarit. Haaland ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Manchester City, e cila do të hyjë në fuqi në verën e vitit 2025.

Megjithatë, shqetësimi i madh është nëse Barcelona do të ketë mjetet e duhura financiare për të blerë norvegjezin. Interes për të ka shfaqur edhe Real Madrid. Manchester City po përballet me 115 akuza për parregullsi financiare, ku nëse shpallen fajtor rrezikojnë dënime të shumta. Erling Haaland ka shënuar 18 herë në 23 ndeshje të këtij sezoni.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share