Rritje me 4% në krahasim me vitin para pandemisë
Pavarësisht situatës komplekse ekonomike, Barcelona ka shënuar një rekord historik të ardhurash në sektorin tregtar të klubit. Katalanasit kanë tejkaluar me 4% të ardhurat e sezonit të fundit para pandemisë Covid-19.
Po kështu, Barcelona e ka mbyllur këtë kampionat me një rritje prej 54% të shitjeve në dyqanet fizike, veçanërisht uniforma të skuadrës së futbollit të meshkujve.
Një rekord ishte edhe ai në të ardhurat nga sponsorët e rinj si Spotify dhe të gjithë marrëveshjet që ka sjellë ky akord. Edhe në aspektin e marketingut televiziv, Barcelona ka regjistruar shifra të larta.
Këto rritje nuk kanë të bëjnë vetëm me ekipin e futbollit të meshkujve, por edhe të femrave si edhe ekipi i basketbollit në të dy kategoritë.
Tv Klan