Barcelona ka prezantuar fanellën e dytë të saj për vitin akademik 23/24. Katalanasit kanë zgjedhur ngjyrën e bardhë, një nuancë që nuk ishte përdorur që nga vitet 70 të shekullit të kaluar.
“FC Barcelona prezanton fanellën e saj të dytë për sëezonin 2023/2024 me një dizajn novator që i bën homazh Johan Cruyff. Kështu, duke marrë si referencë fanellën që skuadra e Barçës kishte veshur si fanellën e dytë gjatë viteve 70, e bardha është protagonistja absolute, duke ruajtur vijat me ngjyrat e Barcelonës dhe duke i përfshirë ato në prerjen e mëngëve”, shkruante klubi spanjoll.
𝙃𝒆𝙧𝒆 𝒕𝙤 𝙡𝒆𝙖𝒅 𝒕𝙝𝒆 𝒘𝙖𝒚 pic.twitter.com/jLlRu7F4uC
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 26, 2023