Barcelona në krizë, por aktive në merkato

Katalanasit afrojnë një nga talentet e Brazilit

Megjithëse në situatë jo të mirë financiare, Barcelona blen lojtarë për sezonin e ardhshëm. Klubi katalan dhe brazilianët e Athletico Paranaense kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Victor Roque.

Ai luan si qendërsulmues por aftësitë tregojnë se mund të përshtatet edhe në krah. 18-vjeçari vlerësohet si lexues i shkëlqyer i lojës dhe shquhet edhe për ritmin e tij dhe aftësitë goditëse para portës. Deri tani Vitor Roque ka luajtur më shumë se 50 ndeshje në ligën më të lartë të futbollit Brazilian.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share