Skuadra e Barcelonës dhe trajneri Hansi Flick kanë marrë një lajm të mirë gjatë ditës së sotme.
Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Dani Olmo është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin, shkruan Indeksonline
Madje, lojtari spanjoll është i gatshëm qysh për ndeshjen e radhës ndaj Sevilla-s në La Liga.
Përveç Dani Olmos, në stërvitje është rikthyer edhe lojtari Fermin – kurse po punohet shumë për t’a rikthyer edhe mesfushorin Gavi./Indeksonline/