Barcelona gati të blejë Cancelo

Manchester City 30 mln Euro për kartonin e mbrojtësit, katalanasit kanë gati kontratën

Manchester City ka kërkuar që Barcelona të paguajë 30 milionë Euro për të blerë kartonin e Joao Cancelo-s.

Portugezi është huazuar te blaugranat ndërsa ka bërë 15 paraqitja në La Liga ku ka kontribuuar edhe në 3 gola.  29-vjeçari ka sjellë siguri dhe qëndrueshmëri në krahun e djathtë, pozicion ku katalanasit gjithnjë kanë hasur vështirësi.

Barcelona po lufton në këtë sezon për titullin kampion, ndërsa mban vendin e tretë, pas Realit dhe Gironës. Drejtuesit blaugrana janë gati që ta paguajnë shumën e kërkuar nga kampionët e rinj të botës, ndërsa kontrata e re me lojtarin do të jetë deri në verën e 2026-ës.

Për trajnerin Çavi Hernandez futbollisti është i pazëvendësueshëm. Ndërkohë për trajnerin e Citysens, Pep Guardiola, portugezi nuk bën më pjesë në planet e tij dhe ka dhënë dritën jeshile që akordi të bëhet përfundimtar në ish-klubin ku ai ka bërë historinë.

Drejtuesit blaugrana po kërkojnë gjithashtu të zgjasin marrëveshjen e huazimit me Atletico Madridin për portugezin tjetër Zhoao Feliks, i cili ka shënuar 3 gola në 15 takime në La Liga, që nga nisja e sezonit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share