Gjithçka e hapur për takimin e kthimit
Nuk pati fitues në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligën e Kampionëve mes Real Madrid dhe Manchester City.
Ishin madrilenët që kaluan të parët në avantazh me Vinicius në minutën e 36-të. Barazpeshën e vendosi Kevin De Bruyne në minutën e 67-të me një gol nga distanca.
Me këtë rezultat gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Të mërkurën luhet gjysmëfinalja tjetër mes Milanit dhe Interit.
Tv Klan