Banori i Haraçinës sulmoi policin, arrestohet bashkë me dy shokët e tij

Një banor i Haraçinës është arrestuar mbrëmë në zonën e Butelit pasi kishte sulmuar një polic në detyrë zyrtare. Bashkë me të, siç thonë nga policia, janë arrestuar edhe dy shoq[ruesit e tij, të cilët kishin refuzuar të identifikohen.

“Me datë 01.12.2022 në ora 21:40 para një objhekti hotelierik në zonën e Butelit, në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, zyrtarët policorë kanë arrestuar A.S nga Haraçina për shkak se ka sulmuar fizikisht punonjësin e policisë që ka kryer detyra zyrtare. Në stacionin policor janë ndaluar edhe dy personat tjerë D.Sh (24) dhe M.S. (22), të dy nga Shkupi, të cilët kanë qenë me të, pasi nuk kanë pranuar të identifikohen. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share