Banorëve u kërkohet të qëndrojnë larg Belgorodit të Rusisë

Banorëve në rajonin Belgorod të Rusisë, të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve atje, u është kërkuar që të mos kthehen ende.

Zyrtarët rusë thonë se një grup i armatosur “sabotues” kaloi nga Ukraina dhe sulmoi lagjen Grayvoronsky pranë kufirit të hënën.

Moska tani ka nisur një hetim terrorizmi ndërsa luftimet vazhdojnë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ukraina mohon përgjegjësinë duke thënë se pas inkursionit qëndronin shtetas rusë nga dy grupe paraushtarake.

Nuk raportohet për të vdekur nga luftimet, por besohet se një numër i njerëzve janë plagosur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share