Banorët e malësisë së Studeniçanit tregojnë problemet, Mickoski dhe Sadiki premtojnë zgjidhje

“Ndërtimi i aksit rrugorë të gjatë, 6.4km në fshatrat e malësisë së Studeniçan nuk zgjidh në tërësi problemet me të cilat përballen qytetarët e kësaj zone. Përmes kamerës së TV KLAN banorët zbuluan problemet me të cilat përballen gjatë përditshmërisë”, Mevludin Imeri – Gazetar – TV KLAN.

“Kemi qen “viran”, kemi pasur me rrugën probleme sepse si fshat jemi lartë. Probleme ka, problem ka të vogla por, fillimisht e përshëndes fillimisht prap Azem Sadikin, ka dhënë kontribut të madh, a duhet ende, po, duhet ende. Kemi problem me rrymën, ka katër muj skemi rrymë, ka shtylla të rrëzuara aty”, tha qytetari.

“Udha ka kan problem, udha e keqe, i fugte kryetari tanpon, një shi binte e mirrte. Si të bëhet rruga do të bëhet mire”, deklaroi qytetari tjetër.

“Nëse bëhet kjo për ne është shpëtim, unë, me disa të tjerë jetojmë lartë në “Malla rekë”, kemi problem edhe me borën, shiun dhe me gjithçka. Jemi edhe 14 kilometra mbi këtë fshatin. Pikërisht ku edhe do të ndërtohet”, pohoi qytetar.

Kreu i Komunës, Azem Sadiki premton asfaltim të rrugës në fjalë deri në shtëpinē e fundit të fshatit më të lartë.

“Komuna e Studeniçanit në këtë fazë do ta bëj këtë projekt, e kemi të gatshëm projektin nga këtu deri në fshatin “Malla rekë”, menjëher më pas e pregatisim edhe nga “Malla Reka” deri në Alldincë. Shpresoj që në një fazë shumë të afërt do të aplikojmë me projektin që ta vazhdojmë ndërtimin e kësaj rruge deri në shtëpinë e fundit në të cilën janë qytetarët e komunës së Studeniçanit”, tha Azem Sadiki.

Veç kryetarit, për këto sfida të qytetarëve Klan Maqedoni foli edhe me kryeministrin.

“E dëgjuat edhe kryetarin, tash në fazën e dytë, respektivisht në pjesën e dytë të thirrjes qeveritare që është përmes ministrisë për pushtet lokal veçmë kanë gjashtë projekte të gatshme, një pjesë e projekteve përfshijnë edhe problemet për të cilat ju folët”, deklaroi Mickoski.

Ndryshe, sot, kryeministri sbashku me thuajse gjysmën e kabinetit ishin në fshatrat malor për të promovuar asfaltimin e rrugë që lidh fshatrat malor mes vete në gjatësi 6.4km dhe vlerë 1 milion euro. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share