Banorët e Çashkës protestojnë kundër mësimit në gjuhën shqipe

JETON SHAQIRI: DO TË MERREN MASA NË LIDHJE ME KOMUNËN E ÇASHKËS

Disa nga banorët e Çashkës kanë penguar fillimin e mësimit në shkollën “Todor Janev” dukje shprehur revoltë për paralelen në gjuhën shqipe. Protestuesit kanë penguar stafin mësimor dhe drejtoreshën që të hyjë në mësim. Ministri I Arsimit Jeton Shaqiri deklaroi se janë marrë masa dhe procesi mësimos do të vazhdoi. Ai nënvizoi se u ka thënë ushëheqësve tëshkollës që për çdo pengesë të njoftojnë policinë.

Banorët e Komunës së Çashkës, me protestë në orët e hershme të mëngjesit e kanë bllokuar fillimin e mësimit në shkollën fillore “Todor Janev”, për shkak të paraleles në gjuhën Shqipe. Protestuesit i kanë pamundësuar hyrjen në objektin e shkollës mësimdhënësve dhe drejtoreshës Elena Nikollova.

Në konferencë për shtyp Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri deklaroi se do të merren masa përkatëse që mësimi të zhvillohet pa pengesa.

Nuk do të thotë që nuk do të merren masa në periudhën e ardhshme kohore. Sepse nuk mund të lëmë vullnetin e gjithësecilit ose dikujt atje që është një numër i vogël që të vendos për fatin se cili në cilën gjuhë do duhet të mësojë” – tha Jeton Shaqiri.

Ministri Shaqiri tha se ka biseduar me drejtoreshën e shkollës dhe këshillin e prindërve për të mos pasur më përsëritje të pengimit të procesit mësimor. Ai u u ka thënë udhëheqësve të shzkollës që, pengesat e radhës të paraqesin tek institucionet përkatëse.

“ I kam thënë që të respektoj të gjithë masat juridike dhe të bëj paralajmërimet deri tek institucionet përkatëse duke filluar nga prokuroria dhe nga policia, për të gjithë ata të cilët ndalojnë ata fëmijë ose nuk u mundësojnë atyre të futen në proces edukativomësimorë. I kam komunikuar edhe këshillit të prindërve sepse në mënyrë transparente ne komunikojmë me të gjithë dhe i kam thënë se janë të mirëseardhur në Shkup. Të vijnë për zgjidhje konkrete por duke mos e diskutuar paralelen në gjuhën shqipe në të njëjtën shkollë.

Në Komunën e Çashkës, nga data 22 nëntorë është hapur paralelja e pare në gjuhën Shqipe. Kundër këtij veprimi reagojnë vetëm disa nga prindërit maqedonas, të cilët nuk dëshirojnë që mësimi në shkollën Todor Janev të mbahet edhe në gjuhën shqipe. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share