Cristina Seymandi priste të martohej. Dasma po realizohej me sukses, derisa ish-partneri i saj tashmë, bankieri Massimo Segre, në mes të dasmës i bëri të ditur që ajo e kishte tradhtuar.
Sipërmarrësja ngeli e habitur pasi ajo natë e shënuar për të, kur në të njëjtën ditë kishte edhe ditëlindje, mësoi se po ndahej.
Dhe duket se fillimisht ka qenë e tronditur. Por me kalimin e ditëve e ka marrë veten.
“Pas festës nuk fjeta. Ishte si një dush i ftohtë. Por tani po, fle. Po filloj të jetoj me shkëputjen e duhur. Ishte një farsë”, tha ajo.
Këto i ka shprehur në një intervistë për mediat italiane.
“Kur u largua dhe ishte në shtëpinë e vet, u desh ta bënte i shoqëruar me 4 bodigardë. Kishte orkestruar çdo gjë”, tha sipërmarrësja nga Torino që deklaroi se “duhen shumë gjëra që ta përulin”.
Ngjarja në fjalë ndodhi në ceremoninë e dasmës së tyre, e cila ishte shtyrë dy herë për shkak të pandemisë së Covid-19. Para 150 të ftuarve, bankieri i njohur i bëri të ditur nuses se ajo e kishte tradhtuar me avokatin.
“Të lë në lirinë tënde të dashurosh kë të duash, veçanërisht avokatin tënd”, shprehej ai.
Pasi Segre e ftoi të shkonte në Mikonos me të dashurin e ri, u largua nga festa.
“Më falni dhe natën e mirë”, tha ai i qetë.
Ndërsa Seymandi mohon diçka të tillë.
“Duhej të ishim larguar bashkë pas festës. Valixhet ishin gati. Nëse shkoj në Mikonos do iki vetëm”, tha ajo./tvklan.al