Ekonomia e RMV-së, këtë vit, do të shënojë rritje prej 2.4% vlerëson Banka Botërore në raportin më të ri për perspektivat ekonomike globale, njofton KlanM.
Ky është një skenar më optimist nga raporti i vjeshtës i Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen e BPV-së së RMV-së prej vetëm 1.4%.
Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore, sic percjell KlanM, rritja ekonomike e vendit lehtë do të përshpejtohet deri në 2.7% në vitin 2024 dhe 2.9% në vitin 2025.
Paraprakisht, në raportin e janarit të BB-së, ishte potencuar se këtë vit RMV-ja e nisi si lidere e rajonit me rritje të inflacionit.
Në raportin e fundit, Banka Botërore parasheh se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor vitin do ta përfundojë me rritje ekonomike prej 2.6%.
Në raport, sic percjell KlanM, potencohen se faktorë kyç që ndikojnë në perspektivat ekonomike janë ndikimet nga lufta në Ukrainë, konsumi më i ulët personal, kushtet e përforcuara financiare dhe kërkesa më e dobët në eurozonë.
Rritje më të madhe ekonomike nga vendet e rajonit, këtë vit pritet në Kosovë që mund të mbërrijë deri në 3.7%, më pas në Mal të Zi me 3.4%.
Banka Botërore pret që Shqipëria të ketë rritje ekonomike prej 2.8%, B e H – 2.5%, Serbia – 2.3%, Kroacia – 1.9%, kurse Bullgaria 1.5%.
Lidhur me perspektivat globale, sic percjell KlanM, BB-ja pret ngadalësimin e rritjes ekonomike për këtë vit në 2.1%, krahasuar me vitin e kaluar kur ishte 3.1%.