Banesat e konfiskuara të Mijalkovit mbeten pronë e Mijalkovëve!

Firma e Jordan Mijalkovit “Best vej Investment” ka blerë tre banesat luksoze në Vodno që i ishin konfiskuar babait të tij, ish-shefit të policisë sekrete, Sasho Mijalkov, në rastin “Perandoria”, njofton KlanM.

Lajmi është konfirmuar nga Agjencia për menaxhimin e pronës së konfiskuar.

Për mbi 300.000 euro, siç përcjell KlanM, firma e të birit të Mijalkovit ka blerë tri banesa dhe një garazhë në Vodno. Sipas llogarive, Agjencia këto banesa luksoze I ka shitur për 1.380 euro për metër katrorë.

Dy banesat me sipërfaqe 73 m2, nga Byroja për ekspertizë ishin vlerësuar nga 101.500 euro, e treta me sipërfaqë 78 m2 në 106.800 euro dhe garazhi prej 30m2 për 20.400 euro.

Sipas ligjit, sic njofton KlanM, në ankandin publik të drejtë pjesëmarrjeje nuk ka personi i dënuar nga I cili është konfiskuar prona, por nuk ka kufizime për familjen e tij./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share