Potoku: Në Prishtinë kthehemi me kokën lart
Llogaritë e grupit C në Ligën e Konferencës janë të hapura dy ndeshje para fundit. Të katër skuadrat janë në garë për dy biletat që të kalojnë në turin tjetër. Njëra prej tyre pretendohet nga Ballkani, që luan një takim delikat në Kazakistan. Astana konsiderohet rival tepër i ndërlikuar për kampionët e Kosovës, pasi dy javë më parë u mposhtën në ‘Fadil Vokrri’. Gjithsesi, për trajnerin e tyre, Ilir Daja, 90 minutëshi i radhës pritet të ketë tjetër histori.
“Kemi ardhur të dorëzuar. Përtej këtyre vështirësive edhe ne do të bëjmë gjithçka sepse në fund frae jan ëndeshje për tu luajtur dhe për të kërkuar maksimumin edhe të rezultatit. Do të kenë suport publikun e tyre, por do ta shijojmë edhe ne sepse në fund fare sporti luhet për publikun dhe do t’i marrim edhe si tifozët tanë pavarësisht se do të mbështesin ekipin e tyre.”
Stadiumi i Astanës nuk është një fortesë në arenën ndërkombëtare, pasi kanë humbur pesë nga nëntë ndeshjet e fundit me 3 fitore dhe një barazim. Për lojtarin e Ballkanit, Arbër Potoku skuadra do të jap maksimumin për një rezultat pozitiv.
“Sigurisht që është një përballje mjaft e rëndësishmë por dihet që rezultatet të pranishme. Në ndeshjen në Kosovë dihet se ne kemi pasur shumë raste por fati nuk ishte në anën tonë.”
Grupi C kryesohet nga Pëlzen me 9 pikë, ndjekur nga Dinamo Zagreb, Ballkani dhe Astana me nga 3.
Klan News