Ballkani i Hapur, Rama në 1 Shtator në Serbi

Do marrë pjesë në panairin për verën, ushqimin dhe kulturën

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë më 1 Shtator në Serbi për Ballkanin e Hapur. Tv Klan mëson se në Beograd do të zhvillohet një panair i parë për verën, ushqimin dhe kulturën mes vendeve që janë pjesë e kësaj nisme.

Qëllimi i këtij panairi është promovimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si destinacion turistik, gjeografisë së tyre dhe llojeve të verërave.

Në këtë panair pritet të marrin pjesë mbi 332 ekspozues nga 22 vende.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share