“Ballkani i Hapur”: Mekanizëm për garantimin e ushqimeve

KRIFCA: LUFTA NË UKRAINË VËSHTIRËSI NË FURNIZIMIN ME USHQIME, NË BEOGRAD FIRMOSET MARRËVESHJA MES PALËVE

Në Beograd do të mbahet paniri “vizioni i verës” në kuadër të ballkanit të hapur. Në këtë takim mes krerëve të rajonit do të firmoset edhe një marrëveshje mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për ngritjen e një mekanizmi për furnizimin me ushqime, dhe sigurimin e sasisë që i duhet çdo shteti.

Bota po përballet me një krizë të rritjes së çmimeve por edhe vështirësisë për sigurimin e produketeve ushqimore për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Për të mos patur probleme me garantimin e ushqimeve në vjeshtë, në takimin që do bëhet në Beograd për panairin Ndërkombëtar të Verës “Vizioni i verës” të ballkanit të hapur do të nënshkruhet një marëveshje mes tre shteteve, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut.

FRIDA KRIFCA – MINISTRE E BUJQËSISË

Ne sot miratuam një vendim që do të nënshkruhet në Beograd për Ballkanin e Hapur, mekanizëm për granatimin e sigurisë ushqimore. Pa limite sasie …

Panairi “Vizioni i verës”, i pari i këtij lloji në Ballkan, do të mbahet në Beograd në datat 01-04 shtator, të bëjë bashkë 333 ekspozues verërash nga rajoni dhe bota, dhe pritet të ketë rreth 30 milionë vizitorë.

Të pranishëm do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share