Kanë përfunduar shtatë ndeshjet e raundit të tretë në fazën e grupeve të Konferencë Ligës. Ballkani në Prishtinë pësoi disfatë nga Astana e Kazakistanit me rezultatin 1-2. Në atmosferë impozante në Stamboll, Fenerbahce mundi bullgarët e Ludogorets 3-1. Në shtatë ndeshjet e zhvilluara vendasit shënuan katër fitore, ndërsa ekipet mysafire tre fitore.
Ka përfunduar ndeshja e xhiros së tretë të fazës së grupeve në Konferencë Ligë mes kampionit të Kosovës FC Ballkani dhe skuadrës Astan nga Kazakistani. Pas 90 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë jo ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës Astana 2-1. Golat për ekipin nga Kazakistani I shënuan Dushan Jovançiq në minutën e 7’, Abzal Beysebekov në minutën e 23′. Golin e nderit pë vendasit e shënoi Edvin Kuc në minutën e 8′ të pjesës së pare. Pas tre xhiorove në Grupin C, Ballkani ka një fitore dhe 2 humbje aq sa ka edhe Astana
Rezultatet e ndeshjeve që filluan në orën 18:45
AZ Alkmaar – Aston Villa 1-4
FC Ballkani – FC Astana 1-2
Fenerbahce – Ludogorets 3-1
Gent – Breidablik 5-0
Klaksvik – Olimpija 3-0
Lille – Slovan Bratislava 2-1