Ballkani dhuron spektakël – Shumë pranë kualifikimit pas fitores 4:1 ndaj Bate Borisov

Ballkani – Bate Borisov 4-1

Klubi i futbollit Ballkani i Suharekës me gjasa shumë reala edhe këtë vit do të kualifikohet në fazën e Grupeve në kampeticionin e tretë për nga cilësia që organizohet nga UEFA, pra në Konferencë Liga.

Ballkani sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shënoi fitore të thellë me përmbysje kundër ekipit Bate Borisov me rezultatin 4-1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Denis Laptev në minute e 10 të pjesës ë pare. Ky gol jo që nuk i demotivoj vendasit por përkundrazi I inkurajoi që të angazhohen edhe më tepër për të përmbysur rezultatin. Skuadra vendase në pjesën e pare përkundër dominimit arriti të barazon rezultatin në 1-1 me golin e Bajram Jashanicës në minutën e 31’.

Në pjesën e dytë në terren u vërejt një Ballkan superior dhe dy golat e Bleart Tolaj në minutën e 58 dhe 67 dhe me golin katërt që e realizoi Armend Thaçi në minutën e 89-të të ndeshjes siguruan fitore 4-1 që në fakt kanë siguruar edhe kualifikim në fazën e grupeve edhe pas një jave do të zhvillohet ndeshja kthyese.

Nëse Ballkani edhe këtë vit siguron fazën e grupeve gjithsesi do bëhet skuadra e vetme shqiptare që kualifikohet dy vite me radhë në fazën e grupeve. Ky sukses Ballkanit padyshim se është sukses i të gjithëve në ekip duke filluar nga ata që investojnë, trajneri Ilir Daja dhe padyshim futbollistët të cilët japin më të mirën nga vetja e tyre duke mos i lënë anash edhe tifozët përkrahja e të cilëve asnjëherë nuk ka munguar./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share