“Ballistët” i presin me këngë e brohoritje lojtarët e Shkëndijës tek pikëpagesa në Zhelinë

Pas incidentit që solli ndërprejrjen e ndeshjes së futbollit mes Shkupit dhe Shkëndijës, autobusi i ekipit tetovar u përcoll drejt Tetovës nën masa të rrepta sigurie. Tek pikëpagesa rrugore në Zhelinë, pjesëtarë të tifogrupit “Ballistët” ishin organizuar për t’i pritur lojtarët e ekipit të tyre, duke kënduar në kor, përcjell Klan Macedonia.

Ndeshja e sotme në Çair të Shkupit luhej në kuadër të Kupës së Maqedonisë. Atmosfera e tensionuar kulminoi pas shënimit të golit nga ana e ekipit mysafir në minutën e nëntë. Disa tifozë u futën në fushë për të sulmuar lojtarët. Ndeshja u ndërpre për shkak të pasigurisë për të vazhduar më tej./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share