Ismail Morina Ballisti, i cili ndërroi fanellën me futbollistin Jasir Asanin, ka thënë se nuk do e mbaj për veti por do t’ia dorëzon kazermës së Policisë së Kosovës në veri.
Ballisti thotë se dhurimin e fanellës së Asanit, do ta bëjë në shenjë respekti dhe mirënjohje, transmeton Klankosova.tv.
“I ndërruam fanellat me Jasirin duke thyer nji TABU (nji futbollist profesionist ndërron fanellën me nji tifoz po aq profesionist) dhe nuk mbaron këtu, me propozimin tim dhe me mirëkuptimin e plotë t’vetë Jasirit fanellën e tij nuk do e mbaj unë por do i dorëzohet kazermës së POLICISË së KOSOVËS me n’veri t’REPUBLIKËS së KOSOVËS n’shenjë respekti,mirënjohjeje dhe mbështëtje për t’gjithë djemtë tanë n’ato anë!”, shkroi Morina.