Bale shpreson për Katar 2022

Kapiteni i Uellsit është në garë me kohën për të qenë në gjendjen optimale për Kampionatin Botëror

Gareth Bale duket se po e fiton betejën e tij për të qenë në gjendjen më optimale për Kupën e Botës Katar 2022, ndërsa ai pësoi një dëmtim serioz pasi u transferua në SHBA.

Futbollisti 33-vjeçar e ka nisur titullar vetëm dy herë me ekipin e Los Angeles FC pas transferimit në verë, ndërsa ka qenë zëvendësues në 10 sfida të tjera në kampionatin amerikan të futbollit.

Bejl nuk ka qenë në asnjë sfidë për 90 minuta, ndërsa takimi ku qëndroi më shumë minuta në fushë ishte kundër Minesota United në muajin Shtator. Kapiteni i Uellsit luajti për 62 minuta.

Por Bale ishte në fushë gjatë gjithë sfidës që “dragonjtë” luajtën kundër Polonisë më 25 Shtator, por jo në takimet e play-ofit.

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, sulmuesi i krahut ka kryer sërvitje të plotë me ekipin e tij të Los Anxhelosit, e do të jetë në stol për finalen e MLS kundër Philadelphia United, i gatshëm nëse trajneri Stiv Çerundolo e kërkon.

Pavarësisht moskativizimit në klubin amerikan janë entuziastë për ardhjen e Bejlit. Menaxheri i përgjithshëm Xhon Thorington u shpreh se transferimi i Bale nuk ka qenë dështim i plotë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share