Babovski: Në verë, ushqimi nuk duhet ta ruani gjatë kohë as në frigorifer

APELON QYTETARËVE QË TË RAPORTOJNË ÇDO HELMIM

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Nikollçe Babovski në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA këshillon që në periudhën e verës, sidomos kur moti është jashtëzakonisht i nxehtë si tani, ushqimet nuk duhet të ruhen për një kohë të gjatë as në frigorifer.

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) Nikollçe Babovski  u apelon qytetarëve që të raportojnë çdo helmim nga ushqimi, gjithashtu rekomandon që gjatë përgatitjes t’u kushtohet vëmendje pesë gjërave kryesore për të mos shkaktuar kontaminim.

Duhet pasur parasysh që ushqimi i gatuar nuk duhet të lihet në temperaturë dhome për më shumë se dy orë, i gjithë ushqimi i gatuar dhe që prishen lehtësisht duhet të ftohen në një temperaturë nën pesë gradë Celsius për një kohë sa më të shpejtë të jetë e mundur dhe përpara se ti shërbeni të rinxehen mirë në mbi 65 gradë”, tha Babovski.

Gjithashtu, qytetarët duhet të kenë kujdes edhe në përgatitjen e ushqimit, duke përmendur pesë hapat kyç të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Qytetarët kanë një përgjegjësi të madhe sa i përket sigurisë ushqimore, sepse përgatitja jo e duhur e ushqimit të shëndetshëm mund të shkaktojë kontaminimin e tij dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve që vijnë nga ushqimi.

Sipas tij duhet pasur parasyshë  pesë hapat kyç të promovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe të cilave duhet t’u përmbahemi të gjithë: t’i kushtojmë vëmendje pastërtisë, të ndajmë të papërpunuarën nga ajo e gatuar, ta ngrohim ushqimin plotësisht gjatë përgatitjes, të ruajmë siç duhet dhe përdorni ujë të shëndetshëm, si dhe ushqime të freskëta”. Drejtori u apelon qytetarëve që të raportojnë çdo helmim dhe në këtë mënyrë të tregojnë përgjegjësi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share