Babai mban peng fëmijën në aeroportin e Hamburgut

Dyshohet se 35-vjeçari ka mosmarrvëshje për kujdestarinë me nënën e vajzës 4-vjeçare

Një vajzë 4-vjeçare po mbahet peng që nga mbrëmja e së shtunës nga babai i saj në Gjermani. Mediat gjermane shkruajnë se 35-vjeçari me origjinë turke është i armatosur dhe mësohet se ka qëlluar në ajër 2 herë.

Ai dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje për kujdestarinë me nënën e fëmijës dhe e ka rrëmbyer vajzën e vogël të shtunën pasdite. Gazeta “Bild” shkruan se 35-vjeçari dëshiron të udhëtojë me vajzën në Turqi me avion. Negociatat mes tij dhe policisë po zhvillohen në gjuhën turke dhe në praninë e një psikologu.

Ka qenë vetë nëna e fëmijës që ka denoncuar ngjarjen e rëndë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Operacioni i policisë për lirimin e vajzës ende vijon, ndërsa trafiku ajror në aeroportin e Hamburgut është pezulluar. Mbrëmë, 17 fluturime të planifikuara për në Hamburg u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share