Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës supreme kundër masës së paraburgimit

Gjykata supreme sot mbajti mbledhje pblike pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës së vrarë, kundër vendimit të Gjykatës së apelit Shkup për masën e paraburgimit.

Kjo është mbledhja e dytë publike para Gjykatës supreme pas masës së paraburgimit pët babain e Vanjës, pasi që në mars të këtij viti Supremja e refuzoi si të pabazë kundër masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit Shkup.

Avokati i të dyshuarit Gjorçevski, Vlladimir Tufegxhoq, në mbledhje tha se nga mbledhja e fundit e mbajtur deri më sot. rrethanat fare nuk kanë ndryshuar.

Shtoi se i dyshuari nuk mund të ikë sepse validiteti i dokumentit të udhëtimit i ka skaduar dhe se ai aktivisht merr pjesë në hetim.

Në deklaratë për mediumet pas mbledhjes, Tufegxhiq informoi se i është nënshtruar ekspertizës pajisja celulare e Gjorçevskit, por se ende nuk kanë kurfarë informata nga ekspertiza. Ai theksoi edhe se rasti ka arritur edhe në Qendrën për kujdes social, pasi që familjes së babait të Vanjës, nuk i është lejuar të realizojnë kontakt me vajzën e tij më të vogël.

I dyshuari Aleksandar Gjorçevski, u dakordua me arsyetimin e avokatit të tij dhe theksoi se është i akuzuar, siç tha, për disa gjëra të cilat edhe sot e kësaj dite nuk i kupton.

Prokurori publik, Naum Panoski, tha se PP mbetet në tërësi gjatë paraqitjes së dëshmive në propozim.

E mitura Vanja Gjorçevska, e cila u paraqit si e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe qytetari i velesit Pançe, i cili, ndërkaq ishte paraqitur si i zhdukur më 24 nëntor.

Për të dy vrasjet, për dy vepra penale “rrëmbim” dhe “vrasje në mënyrë brutale” i akuzuar i parë është[ Ljubomir Palevski Pallço, për të cilin pritet ekstradimi nga Turqia, ndërsa për bashkëpjesëmarrje ngarkohen edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët ndodhen në paraburgim në Shkup. Në paraburgim ndodhet edhe babai i vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i dyshuar se ka ndihmuar në rrëmbim, me atë që, siç kumtuan njëkohësisht kompetentët, ka ndarë informata me të dyshuarit e tjerë për lëvizjen e vajzës së tij.

Pas propozimit të prokurorit kompetent ishte hequr paraburgimi i Stefan Dimovskit, shoferit të Ljupço Palevskit – Pallço, i cili është i dyshuar për ndihmë gjatë ikjes. Dimovskit iu caktuan masat e caktuara të kujdesit – ndalesë për largim nga vendbanimi, marrje e dokumentit të udhëtimit dhe obligimi për t’u paraqitur në gjykatë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share