Sipas raportimeve nga mediat vendase, ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje të mëparshme, ku Nasraoui ishte përfshirë në një sherr me disa individë të cilët i kishin hedhur ujë nga një ballkon.
Më 14 gusht, babai i kampionit të ri të Evropës dhe yllit të Barçës, Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, u sulmua me thikë në një parkim makinash në Mataró, një qytet rreth një orë e gjysmë larg nga Barcelona. Ai ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në urgjencën e spitalit Can Ruti në Badalona për trajtim të specializuar.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje të mëparshme, ku Nasraoui ishte përfshirë në një sherr me disa individë të cilët i kishin hedhur ujë nga një ballkon. Ky konflikt kishte përfunduar me ndërhyrjen e policisë bashkiake, por tensionet kanë eskaluar dhe çuar në sulmin e dhunshëm. Autoritetet lokale kanë arrestuar tre persona dhe janë duke hetuar ngjarjen. Dëshmitarët e incidentit po merren në pyetje nga njësia hetimore e Mossos d’Esquadra.
Yamal ka folur shpesh për rolin vendimtar që ka luajtur babai në jetën dhe karrierën e tij. Nasraoui ishte i pranishëm në finalen e Euro 2024 dhe inkurajimi i tij ka qenë i rëndësishëm në zhvillimin e Lamine si një nga talentet më premtues në futbollin evropian.