“Babadimri” fluturoi me balonë mbi qiellin e Shkupit

“Babadimri” sot fluturoi me balonë mbi qiellin e Shkupit. Zbarkoi në parkun “Eseninova” për të shpërndarë dhurata për 3.000 fëmijë. Në ahengun e organizuar nga komuna e Kisella Vodës u mbajt edhe koncert dhe u luajt edhe një shfaqje teatrore.

“Duket se më të rëndësishmit për të gjithë ne, megjithatë, janë fëmijët, dëshirat e të cilëve janë më të sinqerta dhe më të ngrohta, prandaj sot u përpoqëm në një mënyrë unike të përcjellim vitin e vjetër dhe të mirëpresim vitin e ri”, tha mes tjerash kryetari i Kisella Vodës, Orce Nikollovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share