Akademia e zhvillimit të resurseve njerëzore është një projekt I certifikuar nga drejtoria e arsimit për të rritur, në kuadër të ministrisë së arsimit dhe është edicioni I dytë I organizuar nga qendra për arsimin joformal Fluent.
Berat Azizi tregon se kësaj rradhe do të udhëtojnë në Stamboll, një qendër gjigante ekonomike për të marrë përvojat e tyre sa i përket resurseve njerzore.
“Zgjodhëm Stambollin pasi është qendër e madhe turistike, ekonomike dhe politike mes Evropës dhe Azisë dhe kemi shumë për të mëusuar nga aty. Problem shumë I madh në vendin tonë është, klasifikimi apo zgjedhja e personave adekuat në fusha adekuate, kryesishtë problemet më të mëdha nëpër institucione shtetërore por jo vetëm, janë burimet njerzore” thotë Berat Azizi në Klan Maqedoni.
Përgatiti: Teuta Zekiri