Aziri: Hapja e bisedimeve është moment që e kemi pritur gjatë kohë

Kordinatori i grupit parlamentar nga ana e Aleancës për Shqiptarët ELmi Aziri pas mbarimit  të mbledhjes së grupeve partiake të punës në Klubin e Deputetëve në deklaratë për media tha se ne si shtet ka 30 vite që presim hapjen e negociatave dhe në këto momente mjaft të rëndësishme për vendin duhet të jemi në pajtueshmëri të plotë me rrugën gjeostrategjike pasi është shpresë e vetme e qyytetarëve.

Në këto  momente shumë të rëndësishme duhet të jemi  në pajtueshmëri të plotë me rrugën gjeostragjike të cilën duhet ta ndejë vendi se është shpresa e vetme e qytetarëve.Nuk duhet të ketë alterantivë për RMV-në siç janë Open Ballkan për ne është e papranueshme edhe disa forma tjera  që  propozohen në forma të bashkësive politike evropiane është momenti vendimtar hapja e bisedimeve është moment që e kemi pritur gjatë  kohë për ne si shtet është me rëndësi  që të  filloj konferenca me unionin evropian dhe ti jipet një mesazh i qarte edhe qytetarëve,  rajonit  se evropa e llogarit Ballkanin Perendimor si pjesë të pandashme të saj. Si vendim diplomatik RMV duhet të vazhdoj rrugëtimin evropian./KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share