MEGA PROJEKT PËR BIZNESIN NË RMV – AFIRMOHET EVROPA EKONOMIKE E SHUMANIT
22 vite pas Marrëveshjes së Ohrit duhet të vendosen përcaktime të reja që do ta zhvillojnë ekonominë e vendit – thotë Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, njofton KlanM. Sipas tij, nga aspekti i situatave ndërkombëtare, rajonale dhe vendore duhet një plan i ri i Shumanit që do të bëjë kthesë në ekonominë e vendit.
BRANKO AZESKI – KRYETAR I OEMV-së
1.Të ngritet lojaliteti ndaj vendit.
2.Pushteti dhe opozita të ndalojë mosdurueshmërinë dhe në mënyrë demokratike të nxjerrin vendin nga kriza.
3.Të ndërpritet populizmi dhe t`i kthehemi realitetit.
4.Ekonomia gri, korrupsioni, përfundimi i gazifikimit, situatat në trafikun hekurudhor dhe rrugor na frustrojnë, kurse na shqetëson harxhimi i buxhetit për qëllime joproduktive.
5.Absolutisht jemi për integrimin evropian, por jemi të vetëdijshëm se liderët evropian bënë shumë përjashtime në dëm të vendeve të vogla.
6.Na duhet hapja e Ballkanit, historia t`u kthehet historianëve dhe unitet për biznesin. Për fillim, porti i Selanikut të jetë pika e unitetit ballkanik të biznesit”
Sic shkruan Branko Azeski, Deklarata për konsensus shoqëror dhe për reforma ekonomike, politika dhe masa, është nënshkruar nga të gjitha aktorët relevant të politikave ekonomike të vendit dhe sic njofton KlanM, njihet si Marrëveshje Kornizë për prioritetin dhjetëvjeçar ekonomik.
Kryetari Branko Azeski do t`u propozjë organeve të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut të shpallet moratorium për mospagesën njëvjeçare të anëtarësimit nga firmat dhe se kjo nuk do të thotë që gjatë 365 ditëve të ardhshme do të mbyllen dyert. Përkundrazi, sic shkruan Azeski, do të mobilizohen dhe do të punojmë më fuqishëm për anëtarët e tyre. /KlanMacedonia/