Azerbejxhani fajëson Rusinë për rrëzimin e aeroplanit të tij

In this photo released by Kazakhstan’s Emergency Ministry Press Service, Rescuers work at the wreckage of Azerbaijan Airlines Embraer 190 lays on the ground near the airport of Aktau, Kazakhstan, Wednesday, Dec. 25, 2024. (Kazakhstan’s Emergency Ministry Press Service via AP)

Presidenti i Azerbejxhanit Ilham Aliyev fajësoi drejtpërdrejt Rusinë, për rrëzimin e një avioni pasagjerësh të vendit që ai udhëheq, ngjarje kjo e ndodhur të mërkurën që shkoi.

Lideri i bëri thirrje Moskës të pranojë përgjegjësinë, dhe të ofrojë kompensim për viktimat.

Ai gjatë intervistës me transmetuesin kombëtar të vendit, tha se një kërkimfalje e “paqartë” e lëshuar nga presidenti rus Vladimir Putin, nuk mjafton për të ruajtur marrëdhëniet miqësor midis dy ish-shteteve sovjetike.

Aeroplani Embraer 190 po udhëtonte nga Baku, Azerbajxhan, për në Grozny në Rusinë jugore të mërkurën, por u devijua nga rruga e tij pasi hasi në ndërhyrje në sistemet e tij të navigimit dhe ndikim me objekte të jashtme, sipas qeverisë së Azerbajxhanit.

Avioni u rrëzua menjëherë në Kazakistan, duke rezultuar në vdekjen e 38 nga 67 personat në bord, më shumë se gjysma e tyre shtetas azerbajxhanas, shkruan The New York Times, përcjell Klankosova.tv.

Zyrtarët e Azerbajxhanit dhe ShBA-së, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të aviacionit, kishin thënë se besonin se avioni ka shumë të ngjarë të ishte rrëzuar nga një raketë ruse e mbrojtjes ajrore. Moska, megjithatë, nuk e ka pranuar përgjegjësinë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share