Të hënën në Gjykatën Speciale do të fillojë gjyqi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Pak ditë para nisjes së gjyqit, për “Reuters” ka folur avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, i cili ka thënë se Thaqi ka sakrifikuar gjatë këtyre viteve andaj shpreson se në sallën e gjyqit do të provohet se ai ishte njeri i ndershëm e i sinqertë.
“Ky njeri sakrifikoi gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpresojmë se ne do të jemi në gjendje ta nxjerrim atë në sallën e gjyqit dhe të tregojmë se ai ishte një njeri i ndershëm, i sinqertë dhe të sjellim lirimin e tij”, tha ai për Reuters.
Krerët e UÇK-së janë që më shumë se dy vite në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës, pasi po përballen me 10 akuza për krime lufte.
Që nga ngritja e aktakuzës, Thaqit dhe të akuzuarve të tjerë u janë refuzuar secila kërkesë për mbrojtje në liri.
Të dielën në Prishtinë do të ketë marsh në përkrahje të krerëve të UÇK-së, teksa një i tillë është organizuar edhe në ditën që nis gjykimi në Hagë. /EO