Pas kërkesës së Klan Maqedoni kanë reaguar nga Avokati i Shtetit, në reagimin e tyre thuhet:
Çështja që e shtroni është në proces të shqyrtimit nga autoritetet kompetente përkatësisht nga Avokati i Shtetit përgjegjës për lëndën dhe ne si Avokaturë e Shtetit jemi të angazhuar për të siguruar që çdo veprim, vendim dhe kërkesë të miratuar nga organet shtetërore të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Kështu, çdo kërkesë për prishjen e një vendimi të miratuar nga Ministria e Financave – Komisioni i Denacionalizimit do të shqyrtohet me kujdes, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe kërkesat ligjore përkatëse. Meqë Ministria e Kulturës ka paraqitur një kërkesë për shqyrtimin e vendimit të Komisionit të Denacionalizimit në lidhje me objektin e Teatrit të Fëmijëve (ish kinemaja “Napredok”), përfitojmë nga rasti t’Ju informojmë se si Avokaturë e Shtetit kemi detyrim ligjor t’i mbrojmë interest e shtetit dhe të sigurojmë që çdo vendim i ndërmarrë nga ana jonë do të jetë në përputhje legjislacionin dhe interesin shtetëror, pa dëmtuar asnjë palë të përfshirë në proces. Çështja për të cilën Ju shprehni interesim është në proces e sipër dhe ne sigurojmë që çdo hap do të rrjedhë sipas procedurave të përcaktuara ligjore – thuhet në reagimin e Avokatit të Shtetit