Avokati i Popullit prezanton raportin për përfaqësimin e drejtë

SHUMICA E QYTETARËVE ANKOHEN PREJ PËRMBARUESVE DHE GJYKATAVE

Avokati i popullit, Naser Ziberi, prezantoi para opinionit raportin për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë.

”Analiza e kryer nga mbledhja e të dhënave tregon se i vogël është numri i institucioneve dhe enteve, institucioneve të vetëqeverisjes lokale dhe subjekteve të formuara nga ana e tyre të cilat kanë një efekt solid në respektimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Për dallim nga ato që nuk i plotësojnë normat e caktuara dhe që devijojnë në të gjitha fushat. Karakteristikë e këtyre institucioneve është se kanë të punësuar persona vetëm nga komuniteti shumicë ose nga komuniteti i dytë më i madh në vend por jo edhe nga komunitetet në minorancë” – tha Naser Ziberi.

Por për shkak të ndodhive të fundit nuk kishte se si që mos të bëhet temë edhe puna e gjykatave dhe sistemit të drejtësisë.

”Disa herë kam thënë se numri më i madh i ankesave deri tek Institucioni Avokat i popullit vijnë nga sfera e gjyqësorit. Nga Gjykatat themelore, përmbaruesit, avokatët, noterët dhe kështu me radhe.
Numrin e saktë nuk e di me ndryshimet e sotshme, por sigurisht që janë më shumë se 400 vërejtje nga të cilat pothuajse gjysma vijnë për punën e përmbaruesve” 
– deklaroi Naser Ziberi.

Qytetarët më së shumti ankohen për përmbaruesit, por edhe për gjykatat. Konkretisht, sipas avokatit të popullit, për Gjykatën themelore Shkupi 2 si dhe për gjykatat themelore nëpër qytetet tjera. Në organet për përndjekjen e krimit ka problem edhe me përfaqësimin adekuat. Edhe pse ka pas rekomandime nga ana e Avokatit të popullit për përmirësimin e gjendjes nga viti i kaluar, këto rekomandime nuk janë respektuar nga ana e prokurorive dhe disa gjykatave.

E sa i përket punësimeve në administratën publike, po ulët përqindja e punësimit të komunitetit etnik më të madh, të maqedonasve, e po rritet tek shqiptarët. Tek shqiptarë punësimet në administratën publike kanë shënuar rritje për 10% por alarmante është gjendja tek komunitetet më të vogla. /Klanmacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share