MASA PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT MENTAL DHE SIGURINË E NXËNËSVE
Mungesa e librave apo shfrytëzimi i librave të dëmtuar gjatë mësimit, kujdes jo i mjaftueshëm për shëndetin mental të nxënësve, mungesa e asistentëve arsimor për nxënësit me nevoja të posacme nëpër shkollat e mesme dhe ndikimi I krizës energjetike ndaj punës së shkollës, përmenden në Informatën e Avokatit të Popullit për dobësitë e konstatuara gjatë realizimit të së drejtës për arsim. Informacioni është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit.
“Prindërit dhe nxënësit reagojnë për shkak të mungesës së librave, kurse ka ankesa edhe për dëmtimin e librave. Nxënësit e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, janë ankuar tek Avokati I Popullit se s`kanë marrë librat e kompletuar dhe se vitin e ri shkollor e kanë nisur me improvizime, gjë që ka shkaktuar harxhime shtesë për prindërit për të shtypur versionet elektronike të librave”, deklaroi Avokati i Popullit.
Avokati I Popullit, sic njofton KlanM, kërkon që nxënësve me sëmundje kronike t`u mundësohet mësimi online, për shkak se ende jemi në fazën e pandemisë me COVID-19, duke rekomanduar se MASH-i t`i drejtohet Komisionit për Sëmundje Infektive për organizimin e procesit.
Sic thuhet në Informatë, për shkak se ende mbizotëron heshtja në Ministrinë e Arsimit dhe shkollat lidhur me vetëvrasjen e një nxënësi të vitit të tretë në Gjimnazin “Rade Jovçevski – Korçagin”, Avokati i Popullit, sic percjell KlanM, kërkon që MASH-i, në bashkëpunim me MSH-në dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe në koordinim me shkollat, institucionet për mbrojtjen e fëmijëve si dhe vetëqeverisjen lokale, në vazhdimësi të ndërmarrin masa dhe aktivitet për mbrojtjen e shëndetit mental dhe sigurinë e nxënësve në shkollë dhe jashtë saj./KlanMacedonia/