Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një avion humbi kontrollin dhe u përplas në një autostradë në Malajzi.
Ngjarja ka ndodhur në veri të Kuala Lumpur. Avioni kishte 8 persona në bord, 6 pasagjerë dhe 2 persona të ekuipazhit të fluturimit.
Gjatë rënies në autostradë, avioni u përplas me një makinë dhe një motorçikletë ku humbën jetën të dy drejtuesit e mjeteve.
Klan News