Videot nga bordi i një avioni në fluturim kanë treguar momentin e daljes së flakëve nga motori i tij. Ngjarja ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Hjustoni në Kankun ditën e martë, vetëm pak momente pas shkëputjes së avionit nga toka.
Avioni bëri një ulje emergjente dhe u kthye në aeroportin e Hjustonit.
Në një deklaratë, linja ajrore tha se bëhej fjalë për “një problem mekanik pas nisjes” dhe avioni u ul.
Administrata Federale e Aviacionit po heton incidentin./tvklan.al