Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami
Një avion i Red Air mori flakë në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami pasi u detyrua të bënte një ulje emergjente.
Avioni u detyrua të bënte uljen emergjente pas raportimeve për shkak të një problemi teknik. Rreth 126 persona që udhëtonin në bord u evakuuan.
Mësohet se tre persona kanë pësuar lëndime të lehta.
Gjatë momentit të uljes emergjente të avionit shihet teksa del tym. Imazhet tregojnë avionin e shtrirë në pistë, me sa duket i lyer me kimikate të bardha nga zjarrfikësit dhe automjete të tjera të urgjencës aty pranë.
Zyrtarët e aeroportit thonë se disa fluturime u vonuan për shkak të zjarrit. Dy pista në aeroport u mbyllën si pasojë e aksidentit.
Klan News