Avioni i nisur nga Madridi goditet nga turbulencat, të paktën 30 të plagosur

Një udhëtim me avion nga Madridi për në Montevideo ka bërë ulje emergjente në Brazil pasi është goditur nga turbulenca të forta, si pasojë e të cilave kanë mbetur të plagosur 30 persona.

“Air Europa Boeing 787-9 Dreamliner”, i cili kishte 325 pasagjerë në bord, u godit nga turbulencat mbi Atlantik kur pothuajse kishte arritur në bregun brazilian. Më pas, avioni u ul normalisht dhe u prit nga një numër i madh autoambulancash në pistë.

Zyrtarët e aeroportit thanë se disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spitalin më të afërt. Një ekip mjekësor u shpreh për mediat e huaja se ata u dhanë mjekim të paktën 30 pasagjerëve të kombësive të ndryshme, ndërsa 10 prej tyre u dërguan në spital.Pacientët kishin goditur kokën gjatë turbulencës dhe pësuar lëndime, duke përfshirë fraktura të kafkës si dhe dëmtime në fytyrë.

Incidenti vjen disa javë pasi një fluturim u ndesh me turbulenca të forta mbi Mianmar, duke çuar në dhjetëra lëndime dhe vdekjen e një britaniku. Turbulencat e forta janë të rralla, por studimet kanë treguar se ndryshimi i klimës mund të rrisë rrezikun./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share