Avioni bën ulje emergjente në Zagreb

Pasagjerët e linjës ajrore britanike TUI në fluturimin nga Paphos për në Mançester kanë kaluar në një dramë të vërtetë. Ekuipazhi vendosi të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Zagrebit për shkak të një pasagjeri.

Një person dyshohet se ka përdorur kokainë dhe më pas ka filluar të bëj sjellje të çmendura.

Fillimisht ai filloj të falej në dyshemenë e kabinës, dhe më pas tentoi të dilte nga dalja emergjente duke bërtitur “Shihemi në parajsë”.

Pasagjerët në ankth, mes tyre edhe familje të shumta me fëmijë të vegjël, u gjendën në panik dhe disa pasagjerë e rrëzuan përtokë personin në fjalë dhe e penguan nga plani i tij i çmendur.

Aeroplani bëri ndalim emergjent në Zagreb, për ta nxjerrur jashtë pasagjerin e gjendur nën ndikim të narkotikëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share