Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka kryer kontrolle në disa lokacione me çrast, janë asgjësuar rreth 9 tonë ushqim i pasigurt. AUV thotë se janë zbuluar edhe operatorë të cilët nuk janë aprovuar për punë nga AUV ku u janë vendosur masa të ndalimit të punës.
“Në kushtet e temperaturave të jashtme të larta, theksi me kontrollet u vu në kushtet e ruajtjes dhe ruajtjes së produkteve dhe jetëgjatësisë së ushqimit. Nga kontrollet e jashtëzakonshme në këto katër qendra turistike janë përfshirë 112 objekte – operatorë ushqimor. Janë shqiptuar 54 gjoba për 54 operatorë të ushqimit, prej të cilëve 8 operatorëve të ushqimit iu është ndaluar puna deri në eliminimin e mospërputhjeve të konstatuara”.
“Me kontrollet u konstatua mospërmbushje e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të higjienës në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimit, moszbatimi i të gjitha procedurave DPP/DHP bazuar në parimet HACCP, ushqimet me afat të përdorimit, shitja e ushqimeve pa deklarim dhe etiketim sipas Ligjit për Sigurinë Ushqimore dhe akteve nënligjore sipas të cilave produktet e tilla shpallen të pasigurta për konsum njerëzor dhe asgjësohen në mënyrë të padëmshme”.
“Inspektorët e ushqimit dhe veterinerët zyrtarë kanë konstatuar edhe punë të objekteve – operatorëve ushqimorë që nuk janë të regjistruar apo aprovuar për punë nga AUV-ja, për këtë arsye janë vendosur masa e ndalimit të punës, ndërsa produktet e zbuluara janë ndaluar për qarkullim dhe janë asgjësuar. Gjithashtu u konstatuan kushte të këqija infrastrukturore dhe higjienike në kuzhinat dhe ambientet e prodhimit, për të cilat disa operatorëve iu ndalua puna përkohësisht”.