Autori Isak Guta ia dedikon nëntë libra Aleksandër Moisiut

Me dy veprat biografike, pas 48 vite dedikim në karrierë, autori Isak Guta sivjet përmbyll botimet me librat 19 dhe 20, “Rrëfimi I vonuar” dhe “Vrasja e Veprave”. Ai ka shkruar njëzet libra, nëntë prej të cilave ia ka kushtuar figurës së madhe shqiptare, Aleksandër Moisiut.

Pas përmbylljes promovuese, Autori Guta flet për nëntë veprat letrare, ekspozitat dhe filmat që ia ka dedikuar Aleksandër Moisiut.

“I kam kushtuar nëntë vepra letrare aleksandër Moisiut, kjo është kryevepra prej letrares, kurse tre janë ekspozita dhe dy filma për Moisiun” – thotë Autori Guta në Happy Day.

Dy librat biografik, të fundit të autorit Guta, tregojnë kohërat e vështira kur ai ka shkruar për Moisiun, sic thotë, në zhurmën shurdhuese të plumbave, shpesh dhe I rrezikuar, ka vepruar pa ndalur për një gjysmë shekulli.

“Kohërat që I kam kaluar, udhëtimi që kam kaluar, nëpër vështirësi, janë brenda librave të fundit, po jo për veten, në asnjë mënyrë, megjithse ishte e pamundur ti largovem vetes pasi I kam përjetuar” Shtoi ai.

Fimli dokumentar “Aleksandër Moisiu, gjithmonë midis nesh” ka qenë një vepër me xhirime në shumë vende evriopiane, që e ka realizuar Isak Guta, por ai tregon se si është pritur në Kosovë pas 22 vitesh mosardhje në vendlindje.

“Kur u ktheva pas 22 viteve, ia shkrova një lerët lidhëse komunistëve të kosovës, a jam Hamleti Kosovar, a e kam atëdheun? Sipas jush, se unë e dinja cfarë kam, se e fillova një film “Aleksandër Moisiu midis nesh përgjithmonë, I bora xhirimet në Vjenë, Berlin, Rumuni dhe skisha më material, mbeta, e kisha patjetër ti drejtohem Kosovës, ju thash që jam I provokuar dhe nëse smë dilni zot, mbes në mërgim, në fund u nënshkrova Hamleti kosovar, dhe me këtë iu bera me dije se unë do ta demaskoj realitetin keqbërës, I kujtdoqoftë, jam I gëzuar me atë që arrita në këto 78 vjet” thotë Guta, I ftuar në programin e mëngjesit Happy Day.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share