Autori i Masakrës në Pragë u frymëzua nga sulmet në Rusi

Hetuesit në Çeki po përpiqen zbulojnë më tepër detaje mbi motivet e masakrës së pasdites së të enjtes në universitetin Karl të Pragës. 24-vjeçari David Kozak vrau me pushkë automatike që e kishte me leje, 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë, duke kryer sulmin më të rëndë masiv me armë në historinë e Çekisë.

Në disa mesazhet që ai kishte lënë disa ditë para masakrës në rrjetin social të komunikimeve me mesazhe Telegram, Kozak shprehej se synonte të kryente një sulm me armë në shkollë dhe më pas të vetëvritej nën shembullin e Alina Afanaskinës, një nxënëse 14-vjeçare ruse e cila më 7 Dhjetor vrau me armë 2 nxënës dhe plaosi 5 të tjerë në një gjimnaz në Briansk, para se të vetëvritej.

Arsyet që e shtynë drejt këtij krimi janë ende të paqarta. Fillimisht ai vrau të atin, në shtëpinë e tij 20 kilometra larg Pragës. Me të mbërritur në Universitet, e para që qëlloi për vdekje ishte Drejtoresha e Institutit të shkencave të muzikës Lenka Hlavkova.

Vetë 24-vjeçari ndiqte studimet Master për histori në universitetin e Pragës dhe ishte student ekselent dhe shumë miqësor, sipas atyre që e njihnin. Ai u gjet i vrarë në vendngjarje, ndërsa dyshohet se ka vepruar i vetëm. Të Shtunën, qeveria çeke e shpalli ditë zie kombëtare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share