Autobusi përplaset me murin e tunelit në Kinë, 14 të vdekur

Një autobus pasagjerësh është përplasur me një mur tuneli në provincën Shanxi të Kinës veriore duke lën ë14 persona të vdekur dhe 37 të lënduar.

Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi të martën në autostradën Hubei, tha transmetuesi shtetëror CCTV neës të mërkurën dhe shumë njerëz u dërguan në spital për trajtim.

Në një aksident tjetër, vdiqën tre persona pasi një makinë u përplas me një turmë në një shkollë profesionale në Taizhou, që ndodhet në provincën Zhejiang të Kinës lindore të martën, njoftoi byroja lokale e sigurisë publike, sipas Xinhua Neës.

Incidenti ndodhi në Kolegjin Profesional dhe Teknik të Taizhou. Të lënduarit janë në gjendje stabile, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ishte aksidenti më i fundit vdekjeprurës me makinë i ndodhur në një shkollë në Kinë. Më 1 mars, dy persona u vranë dhe disa fëmijë u plagosën pasi një makinë përplasi një grup njerëzish në një zonë të banuar të Dezhao në provincën Shandong të Kinës lindore, raportoi media shtetërore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share