Autobusët e “Makeskpres” nuk qarkullojnë sot për shkak të borxheve të pashlyera nga NQP dhe Qyteti i Shkupit

Për shkak të borxhit të papaguar nga NQP dhe qyteti i Shkupit sot nuk janë duke qarkulluar linjat e autobusëve me numër 19, 20, 22, 52 dhe 54 nëpër rrugët e Shkupit.

Ndërmarrja për Transport Publik i ka borxh kompanisë së transportuesve privat “Makeskpres” mbi 30 milionë denarë. Për këtë arsye, nga kjo kompani paralajmëruan se sot, për shkak të borxheve të pashlyera, vihet në pikëpyetje funksionimi normal i transportit publik në Shkup. Pronari i kompanisë, Milorad Dimitrijevski, kërkoi që të zgjidhet urgjentisht problemi, në mënyrë që transportuesit të mund të mbulojnë harxhimet ditore dhe të paguajnë punëtorët.   ‘

Ndërmarrja Makekspres bën transportin e udhëtarë në linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54. Dimitrijevski tha se, ndërprerja e përkohshme e transportit nuk duhet të jetë opsion.

Kujtojmë se ditë më parë, qyteti i Shkupit mbeti pa transport publik, pasi që punëtorët, në shenjë revolte për mosmarrjen e pagave, refuzuan që të vozisnin autobusët. Kjo shkaktoi kaos në qytet dhe reagime të ashpra të qytetarëve. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share